Kontingjenti shqiptar KFOR 8 niset drejt Kosovës për misionin e radhës në shërbim të paqes

Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë të Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8, i cili do të dislokohet në Pejë në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Forcave Tokësore të Shqipërisë, efektivët shqiptarë nisin këtë angazhim me profesionalizëm, përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, duke kontribuar në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Forcat Tokësore shqiptare theksuan se, përkrah aleatëve të NATO-s, Shqipëria vazhdon të japë një kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale.

Në përfundim të ceremonisë, pjesëtarëve të Kontingjentit KFOR 8 iu uruan suksese në përmbushjen e misionit në Kosovë, si dhe një kthim i sigurt pranë familjeve të tyre pas përfundimit të detyrës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti dështim energjetik: 923 milionë euro për importe, pa asnjë termocentral të ri

Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës …