Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, u mbajt mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit për këtë vit kalendarik.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit e seancës.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.
Me shumicë votash, për në mbledhjen e rregullt të kuvendit u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, P-00001-0 ZK, Celinë;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e peocedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00001-0 ZK, Celinë;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029;
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e Rregullores për Procedurat dhe Kriteret e Ndërtimit në Komunën e Rahovecit, me nr. Prot. 01 Nr. 135/26, e datës 28.4.2026;
Në fund të mbledhjes, kryesuesi i njoftoi anëtarët e KPF-së, se për seancën e rregullt të kuvendit do të jenë edhe këto pika shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës, P-71510018-00428-2, ZK Dejnë;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Planit për Trashëgimi Kulturore, 2026-2029;
3. Shqyrtimi i informatës së KKSB-së për 6-mujorin e parë të vitit 2026;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2026.