PDK rikthen mandatin e 23-të, ndryshon sërish përbërja e Kuvendit

Procesi i numërimit të votave ka sjellë një tjetër ndryshim në ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës. Sipas përditësimit më të fundit të rezultateve zgjedhore, pas procesimit të 92.58 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer mandatin e saj të 23-të. Më herët, me numërimin e 92.51 për qind të fletëvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje kishte siguruar përkohësisht ulësen e 52-të, duke ia marrë një mandat PDK-së. Megjithatë, përditësimi i fundit i rezultateve ka ndryshuar sërish këtë raport, duke e kthyer mandatin në favor të PDK-së. Ndërkohë, procesi i përpunimit të votave të ardhura përmes postës vazhdon, çka lë të hapur mundësinë për lëvizje të tjera deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Sipas të dhënave të fundit, ndarja aktuale e mandateve është si vijon: Lëvizja Vetëvendosje 51 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 19 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Tubimi ka devijuar, po dëmton imazhin e vendit dhe turizmin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në protestat që …