Specialja shmang debatin në Hagë, mungesa në diskutimin për të drejtat e të akuzuarve ngjall reagime

Mospjesëmarrja e përfaqësuesve të gjykatës speciale dhe Prokurorisë së Specializuar në një diskutim të mbajtur në Hagë mbi raportin e Avokatit të Popullit për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim ka nxitur kritika dhe pikëpyetje të reja lidhur me transparencën e kësaj gjykate. Takimi, i organizuar javën e kaluar në Hagë, mblodhi përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme evropiane dhe ekspertë të fushës së të drejtave të njeriut për të diskutuar gjetjet e raportit të hartuar nga ekspertët britanikë mbi respektimin e të drejtave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  “Avokati i Popullit i Kosovës nuk ka mandat ose juridiksion mbi gjykatën speciale”, thuhet në reagimin e Gjykatës, e cila iu referua një deklarate të mëhershme të publikuar më 11 maj, duke shtuar se nuk ka komente shtesë për këtë çështje. Deri më 22 korrik pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama pas rezolutës së PE-së: Flamingot dhe Vjosë–Narta do të mbrohen, Zvërneci do të zhvillohet sipas standardeve të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Parlamenti Evropian për …