Sami Lushtaku kërkon përgjigje për rolin e Dejona Mihalit në Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka adresuar kritika dhe pyetje publike ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me atë që ai e cilëson si ndikim të madh të saj në proceset vendimmarrëse brenda partisë në pushtet. Përmes një reagimi publik, Lushtaku ka kërkuar transparencë rreth rolit që Mihali ushtron në strukturat e Vetëvendosjes, duke ngritur dilema për kompetencat, përgjegjësitë dhe nivelin e përfshirjes së saj në vendimmarrje. Ai ka bërë thirrje që këto çështje të sqarohen para opinionit publik, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush ndikon në drejtimin e institucioneve dhe politikave shtetërore.  Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është regjistruar ndonjë reagim zyrtar nga Dejona Mihali apo nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me deklaratat e bëra nga Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …