Endrit Thaçi: Edi Rama faleminderit që mbrojte të vërtetën e UÇK-së kur të tjerët heshtën

Endrit Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj në proceset gjyqësore në Hagë. Përmes një postimi publik, Endrit Thaçi e cilësoi takimin si të veçantë, duke vlerësuar rolin e Ramës në mbrojtjen e asaj që ai e quajti e vërteta e luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës së saj në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar Thaçi. Takimi vjen në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në opinionin publik shqiptar dhe kosovar. Rama ka qenë ndër politikanët që ka shprehur vazhdimisht kritika ndaj mënyrës se si është trajtuar lufta e UÇK-së në këtë proces gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti kërkon reformim të PDK-së: Kemi rënie të madhe të votave, presidenti nuk na duhet

Anëtari i Partisë Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia po përballet me …