Avni Arifi: Marrja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën

Njohësi i rrethanave politike, Avni Arifi ka vlerësuar se se marrja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën. Ai ka shtuar më tutje se ky shtet i ka dhënë vendit tonë mbështje në proceset integruese. “Po së pari kemi të bëjmë me një vend që është bukur vend mik, që e ka ndihmuar Kosovën në proceset e ndryshme të anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare. Edhe njëra nga parimet e paralajmëruara të presidencës irlandeze do të jetë zgjerimi. Domethënë, politikat e zgjerimit të BE-së, që faktikisht kjo është diçka çka Kosova aspiron”. Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi ka theksuar më tutje ka shfaqur brengen se “askush nuk mundet me ndihmu Kosovën përderisa që dy vjet asnjë reformë nuk e ka bërë. Jo vetëm që dy vjet, po pothuajse që gjashtë vjet ka ngecë në procesin e reformave. Nuk ka institucione. Shumica, prej presidentit e të gjeneral të ushtrisë, janë me ushtrues detyre. Kosovës i mungojnë edhe katër gjeneralë, paramendoni. Sa drejtorë, sa sekretarë që janë ushtrues detyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është …