Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Marrëdhënia e Kosovës me SHBA është aleancë e ndërtuar mbi besim, sakrificë dhe vendime të mëdha

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është aleancë e ndërtuar mbi besim, sakrificë dhe vendime të mëdha historike. Ajo ka përkujtuar më tutje se me mbështetjen dhënë Kosovës gjatë ndërhyrjes së NATO’s e më pas edhe kur mbrojti të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa sot Kosova po e refuzon projektin e gazit amerikan përkunër që është i dobishëm për vetë qytetarët e saj. “Kur SHBA udhëhoqën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, përtej miliardave të shpenzuara, vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre ndërkombëtar. Kur udhëhoqën procesin e njohjeve të Kosovës, përtej angazhimit diplomatik, vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre. Kur mbrojtën të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përtej ekspertizës dhe kostos politike, sërish vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre. Në çdo moment vendimtar të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara ishin në anën e Kosovës. E sot? Ne refuzojmë një projekt energjetik amerikan, një investim që në fund të ditës është në dobi të qytetarëve të Kosovës, të sigurisë sonë energjetike dhe të zhvillimit ekonomik të vendit” ka shkruar deputetja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Nuk duam poste por marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në 6 kërkesa strategjike

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovsës, Besnik Tahiri ka shkruar për ofertën …