Numri i turistëve që nisen drejt Shqipërisë sa vjen e rritet. Fluks i jashtëzakonshëm është nga pika kufitare e Morinës. Njoftohet se vetëm brenda 13 orëve, nga ora 20.00 e mbrëmjes se 26 qershorit deri në ora 8.00 të mëngjesit të 27 qershorit, nëpermjet këtij vendkalimi nga Kosova për në Shqipëri kanë hyrë 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas të Shqipërisë ndvrsa nga territori i saj drejt Kosovës, po nëpërmjet kësaj pike ndërkufitare kanë hyrë 1 mijë e 887 persona. Kohë më parë, Aerporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, ka njoftuar se vetëm gjatë muajit maj, nëpërmjet këtij aeroporti kanë arritur në Shqipëria 1 milion e 200 mijë udhëtar. Turistët e shumtë kanë deklaruar se janë të shumta arsyet që i shtyjnë për ta vizituar këtë vend, bukuritë e rralla, cmimet e ulta, plazhet jashtëzakonshme e arsye të tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
