IKSHPK

IKShP ka bërë thirrje për kujdes të shtuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura tejet të larta. Ky institut ka paralajmëruar se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj duhet të merren masa mbrojtëse. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjët dhe fëmijët nga nxehtësia” thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Nuk duam poste por marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në 6 kërkesa strategjike

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovsës, Besnik Tahiri ka shkruar për ofertën …