Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtuar ktitika ndaj refuzimit të gazit amerikan dhe ka shfaqur shqetësimin për pasojat e këtij refuzimi. Ajo ka thënë se pasojat e refuzimit të gazit amerikan tashmë po i shohim. “Pasojat tashmë po i shohim, po i paguajnë qytetarët dhe bizneset. Refuzimi i projektit të gazit amerikan nuk është thjesht refuzim i një infrastrukture, është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën më të sigurt në aspektin e furnizimit me energji ener, më konkurruese ekonomikisht dhe më pak të varur nga importi. Për gjashtë vjet qeverisje nuk janë shtuar kapacitete të reja gjenerues, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike. Kjo tregon se nuk kemi ndërtuar alternativa, por kemi thelluar varësinë nga importi. Në vend që Kosova të bëhej pjesë e rrjetit rajonal të gazit, të diversifikoj burimet e furnizimit dhe të rriste sigurinë energjetike, sot rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve që do ta përcaktojnë konkurrueshmërinë ekonomike të rajonit në të ardhmën e afërt. Kostoja nuk është vetëm energjetike, është ekonomike e është edhe politike” ka tërhequr vërejtjen ekspertja e ekonomisë, deputetja, Hykmete Bajrami.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
