Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimi i Vidovdanit, i mbajtur gjatë ditës së sotme, ka përfunduar pa incidente të mëdha që do të cenonin sigurinë publike. Sipas njoftimit zyrtar, 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi kanë provokuar pjesëmarrësit dhe qytetarët me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Një personi tjetër i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa pas intervistimit, 37 personat janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit gjyqësor. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë, pa u shënuar incidente të tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
