Verdikti që pritet të ndikojë përtej sallës së gjyqit: Çfarë e pret Kosovën pas vendimit për krerët e UÇK-së?

Ndërsa afrohet shpallja e aktgjykimit ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, vëmendja në Kosovë dhe më gjerë është përqendruar jo vetëm te vendimi, por edhe te pasojat politike, shoqërore dhe historike që ai mund të sjellë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat i kanë mohuar vazhdimisht që nga ngritja e aktakuzës në vitin 2020. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja këmbëngul se nuk ekzistojnë prova për përgjegjësi komanduese apo për një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Njohësit e çështjeve juridike mbeten të ndarë në pritjet e tyre. Disa vlerësojnë se procesi mund të përfundojë me lirimin e të akuzuarve, ndërsa të tjerë nuk përjashtojnë një vendim të përzier ose dënues.

Në Kosovë, procesi ka nxitur debate të shumta, me shumë qytetarë dhe përfaqësues politikë që e konsiderojnë Gjykatën Speciale si selektive, për shkak të fokusimit vetëm në krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së. Për ta, verdikti final pritet të ndikojë jo vetëm në fatin individual të të akuzuarve, por edhe në mënyrën se si do të interpretohet historia e luftës çlirimtare në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Marrëdhënia e Kosovës me SHBA është aleancë e ndërtuar mbi besim, sakrificë dhe vendime të mëdha

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se marrëdhënia e …