Tema të tjera...
Eekspertë ndërkombëtarë të së drejtës dhe studiues të proceseve të Hagës paraqesin vlerësime të ndryshme për rezultatin e mundshëm dhe ndikimin që ai mund të ketë në Kosovë dhe rajon.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, William Schabas, vlerëson se vendime të tilla përcaktohen nga detaje të provave që nuk janë gjithmonë të njohura për publikun. Sipas tij, pavarësisht ndjeshmërisë politike të rastit, gjyqtarët do të mbështeten në faktet dhe provat e paraqitura gjatë procesit.
Ndërkohë, studiuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, sheh si më të mundshëm një skenar të ndërmjetëm, ku disa nga të akuzuarit mund të lirohen dhe të tjerë të dënohen. Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime për standardet procedurale, duke përmendur kohëzgjatjen e paraburgimit dhe respektimin e prezumimit të pafajësisë.
Edhe sociologu Eric Gordy thekson se sfida më e madhe e Dhomave të Specializuara ka qenë komunikimi me publikun, pasi procesi shpesh është interpretuar politikisht dhe jo si një çështje e përgjegjësisë individuale.
Sipas ekspertëve, pavarësisht vendimit përfundimtar, interpretimet për luftën e Kosovës dhe rolin e UÇK-së pritet të vazhdojnë të mbeten të ndryshme, duke reflektuar përvoja dhe qëndrime të ndryshme shoqërore e politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
