Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: GJENDJA NË DËR SHQIPTAR

Të ditur janë numër i paktë!
Oligarkë nuk janë shumë! Mediokër janë më shumë!
Shtresa e mesme e shpartalluar dhe jo kompakte!
Budallanët shtohen çdo dit e më shumë!
Fukara përqindja më e madhe!
Të ndar në të djathtë e të majtë sipas gjendjes statusore janë 60% të majtë!
Sipas bindjeve dhe formimit me përcaktueshmëri dhe ideologji 20%! Nuk kuptohet ku fillon e djathta e ku përfundon e majta!

Më falni për përqindjet, janë vetëm perceptime.

Rendin shoqëror themi se jemi të përcaktuar për demokraci të moderuar perëndimore!
Realisht jetojmë dhe zhvillohemi në mes të vjetres dhe të resë!
Më shumë i kemi të ruajtura sjelljet dhe traditat nga mesjeta, nga kanuni dhe monarkia, të ngjyrosura nga komunizmi e të kriposura nga demokracia!

Këto dhe shumë çështje që i shtrova më lartë janë tema që duhet shtjelluar e formësuar nga sociologët, filozofët, politikologët dhe strategët e ekonomisë e të sigurisë!

Këtë gjendje aktualisht e kemi!
Çka na duhet neve shqiptarëve???

Të tjerët e kanë të zgjidhur dhe formësuar kombin para qindra vitesh, ne jemi akoma copë-copë!
Kur flitet se duhet rregulluar njëra copë, të huajt dhe konformistët shqipfolës me shpejtësi thonë: mos, se hapet kutia e Pandorës?!

Për çudi i shuajnë shqiptarët sikur do t’u bjerë keq nëse u hapka kjo kuti e mbyllur nga Kongresi i Berlinit, sikur do t’u bjerë keq vetë shqiptarëve!

Nëse njëra copë e shkëputur me dhunë dhe me dredhi të Europës në kohë të ndryshme historike kërkon t’i ribashkohet trungut mëmë,
shpejt ndërhyn dhe na thonë: mosni bre, se prishen edhe katër shtete rreth nesh, të cilat janë zgjeruar e krijuar nga tokat tona duke na dëbuar ne!

Mendoj se ne duhet ta dimë mirë për shkaqet dhe pasojat e ndarjes!
Ta kuptojmë se askush, bash askush nuk vjen me na thanë bashkohuni se është e drejta juaj!
Këtë ne duhet mirë t’ia ngulitim fort popullit tonë në mendje, që jemi më të vjetrit në Ballkan dhe jemi nga ajo kohë kur të tjerë nuk kishte në këto toka pos nesh!

Duhet kuptuar thellë se e drejtë legjitime e popullit tonë është bashkimi, pa marrë parasysh a po u prishen shtetet përreth, s’kanë pse prishen të tyret nuk e duam!
S’kanë pse prishen sepse edhe ashtu janë zgjeruar mbi tokat tona dhe në kurriz të popullit tonë!

Ta bashkojmë kokën me Malësinë e Madhe të okupuar nga Mali i Zi!
T’i bashkojmë duart, Sanxhakun dhe Luginën e Preshevës!
Krahët Iliridën dhe Çamërinë!
Zemrën Kosovë me trupin Shqipëri!

Vetëm të bashkuar jemi të kompletuar, ta kuptojmë që bashkimi nuk është vetëm dëshirë por aspiratë shekullore dhe domosdoshmëri e kohës!

Me u arrit kjo duhet unitet, unitet nga të gjitha anët e atdheut!
Mbi të gjitha të bashkëpunojmë, bashkëveprojmë e ta përafrojmë mendësinë e gjeneratave, të gjithë ta përqafojmë dhe të bashkuar në mendësinë e re të kohës aktuale!

Të gjithë për një konsolidim e bashkim në një Shqipëri të re!
Kjo arrihet me mund, përpjekje nga të gjithë ne, bashkë me aleatët strategjikë, e mbi të gjitha me përpjekjet, sakrificat, mundin dhe gjakun tonë!

Nuk duhet të frigohemi sepse ne nuk kemi çka të humbim!
Fitorja është e pashmangshme nëse jemi në gjendje të bashkohemi dhe të luftojmë për lirinë tonë të drejtë e legjitime!

Rroftë bashkimi i trojeve tona autoktone!
Rroftë Shqipëria e re!

28 qershor 2026
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Azizi: SANXHAKU SI KLASË E HAPUR MËSIMI

Ismet Azizi: SANXHAKU SI KLASË E HAPUR MËSIMI

Pse studentët e Universitetit të Prishtinës duhet ta njohin nga afër këtë rajon? Në kohën …