Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit qershor, seanca e gjashtë e rregullt për këtë vit kalendarik.
RENDI I DITËS ishte voluminoz, me 16 pika të rregullta:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Raportit të punës së kryetarit për 6-mujorin e parë të vitit 2026;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, P-00001-0, ZK-Celinë;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00001-0, ZK-Celinë;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2027-2029;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Planit për Trashëgimi Kulturore,2026-2029;
7. Rishqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës – lokalet afariste te palestra;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2026;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-02240-81, ZK-Rahovec;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendim për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-04911-0, ZK-Rahovec;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e Rregullores për Procedurat dhe Kriteret e Ndërtimit në Komunën e Rahovecit, me nr. prot. 01 Nr. 135/26, e datës 28.4.2026;
12. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.136/26 i dt.28.4.2026 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, kompanisë “Base Friends L.L.C,vendimit 01 nr. 242/24 i datës 23.08.2024 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, si dhe Raportit Nr.1468 i datës 10.04.2026, i komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
13. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, për parcelën P-71510033-00772-10, ZK – Xërxë;
14. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin vendimit 01 Nr. 129/26 i datës 24.03.2026 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës P-71510057-02240-40, ZK – Rahovec;
15. Shqyrtimi i informatës së KKSB-së për 6-mujorin e parë, janar-qershor të vitit 2026;
16. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Pas diskutimeve të shumta konstruktive, të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.
Pika e 7 e rendit të ditës është shfuqizuar. Ndërkohë me votë unanime, vendimi për dhënien në shfrytëzim të lokaleve të palestrës është ndarë në dy vendime. Vendimi i parë i përfshin 5 lokale, ndërsa vendimi tjetër, 1 lokal. Komisioni për të dy vendimet mbetet i njëjtë.