Lutfi Haziri: Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s për shkak të mungesës së stabilitetit institucional

Lutfi Haziri, ka reaguar pas mungesës së Kosovës në Samitin e NATO-s, që do të mbahet në Ankara, duke e lidhur mosftesën me situatën politike dhe institucionale në vend. Haziri ka vlerësuar se mungesa e stabilitetit institucional ka ndikuar negativisht në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, duke bërë thirrje për reflektim dhe bashkëpunim politik. “Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s në Ankara. Pa dyshim, mosardhja e ftesës ndodhi si pasojë e mungesës së stabilitetit institucional. Bota po ndryshon, por jo ne. Në qarkun e mbyllur vicioz e me kriza politike. Është koha e fundit për reflektim të thellë. Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Republika mbi të gjithë!”, ka shkruar Haziri. Në reagimin e tij, deputeti i LDK-së ka publikuar edhe një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një takimi në selinë e NATO, duke rikujtuar orientimin euroatlantik të vendit. Haziri ka theksuar se avancimi i Kosovës në proceset ndërkombëtare dhe forcimi i pozitës së saj në arenën globale kërkojnë tejkalimin e përplasjeve politike dhe krijimin e një stabiliteti të qëndrueshëm institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundimi i procesit në Hagë, veteranë dhe juristë presin vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën speciale në Hagë po …