PDK, pret vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë, ku në fokus ishin zhvillimet politike, zgjedhjet e brendshme dhe procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas PDK-së, procesi i zgjedhjeve të brendshme do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë dhe parimet e demokracisë së brendshme, duke u cilësuar si një etapë e rëndësishme për konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave partiake. Kryesia vlerësoi se përfshirja e gjeneratave të reja dhe rritja e pjesëmarrjes së anëtarësisë do ta bëjnë PDK-në më të përgatitur për sfidat politike që e presin vendin në periudhën e ardhshme. Në mbledhje u diskutua edhe për procesin në Dhomat e Specializuara, ku drejtuesit e partisë shprehën pritjen që vendimi për ish-krerët e UÇK-së të jetë lirues, duke e konsideruar atë një çështje me rëndësi të veçantë për drejtësinë dhe historinë e luftës çlirimtare. PDK ritheksoi se mbetet forca më e madhe opozitare në Kuvend, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e demokracisë së brendshme dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtete

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të …