Ramush Haradinaj pret delegacion nga SHBA, nderon Serwer dhe Marquez me medalje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në delegacion bënin pjesë profesori Daniel Serwer, profesori Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj dhe personalitete të tjera shqiptaro-amerikane që prej vitesh janë angazhuar në mbështetje të Kosovës. Ramush Haradinaj vlerësoi kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke theksuar se partneriteti me Amerikën mbetet jetik për zhvillimin dhe sigurinë e vendit. Me këtë rast, ai ndau medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për Daniel Serwer dhe Mario Marquez, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë së re

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, ka vlerësuar se Kosova duhet të fokusohet fillimisht në …