Bedri Hamza: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e formimit të institucioneve të reja. Hamza theksoi se Kosovës i nevojiten institucione funksionale, stabile dhe efektive, duke shprehur pritjen që procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore të përfundojë në ditët në vijim. Ai ritheksoi përkushtimin e PDK-së ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror. Gjatë takimit, kreu i PDK-së shprehu shqetësim për, sipas tij, prapakthimin në fusha kyçe si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes, duke theksuar se partia e tij do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …