Vazhdon vizita e ministrit Hoxhaj në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Vazhdon vizita e ministrit Hoxhaj në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Vazhdon agjenda e ngjeshur e kryediplomatit, Enver Hoxhaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku gjatë ditës së sotme ai ka takuar edhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Albright. “Gjithmonë kam kënaqësi e madhe ta takoj ish Sekretaren Albright. E falënderova për përkrahjen të parezervë dhënë Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor” ka shkruar Hoxhaj. Në takimin te  Global Clinton Hoxhaj ka takuar edhe shumë personalitete të tjera botërore si ish- kryeministrin grek, Papandreu, presidentin e Malawit, ish-kryetarin amerikan,  Bill Clinton e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …