NË RAHOVEC “TOSKANA” E KOSOVËS

Presidenti i Shtëpisë Botuese “Toena”, një prej shtëpive më të rëndësishme botuese shqiptare njëherit  kryetari i “Shoqatës së Botuesve Shqiptarë”, Fatmir Toçi gjatë një vizite të tij në Rahovec, është pritur në takim nga kryetari i komunës, z. Smajl Latifi.

Në postimin e tij në Facebook, Toçi ka shkruar:

“Një vizitë miqësore në Rahovec të Kosovës dhe takimi me kryetarin e komunës Smajl Latifi ishte një kënaqësi e veçantë.

Rahoveci ndodhet në zemër të Kosovës dhe eshtë e mirënjohur në botën shqiptare për zhvillimin e bujqësisë, vreshtarisë, prodhimin e verërave cilësore dhe rakisë së rrushit, të njohura brenda dhe jashtë Kosovës me mbi 70 kantina vere nga rreth 100 të tilla që ka e gjithë Kosova. Ndaj Rahoveci quhet me të drejtë si Toskana e Kosovës, madje edhe nga shfaqja panoramike kodrinore e terrenit ku kultivohen me mijëra hektarë me vreshta…

Por, mbi të gjitha Rahoveci njihet për mikpritjen tradicionale, patriotizmin, jetën e gjallë kulturore e artistike, folklorin e gjallë, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe transmetimin e saj në brezat e sotëm.

Ishte rasti për të folur edhe për Arbëreshët e Italisë, që ngjasojnë për nga mikpritja dhe traditat me Rahovecin, si dhe për të përcjellë përshëndetjet e kryetarit të komunës Arbëreshe të Vakaricit (it. Vaccarizzo Albanese) në Kalabri dëshirën e tij për t’i forcuar akoma më shumë këto marëdhënie në të gjitha fushat”, thuhet në postimin e Presidentit të Shtëpisë Botuese “Toena”, z. Fatmir Toçi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoresha e Arsimit Arbëreshë Krasniqi mbajti takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, zhvilloi një …