Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim të kryetarit të Vetëvensdosjes, Albin Kurti. “Unë sot kam marrë një letër-ftesë për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë herë do të takohemi dy me dy. Dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Besoj që kohën e takimit do ta aranzhojnë ekipet tona, por ky le të jetë një takim i parë dhe po ashtu do të provoj të takohem dhe me liderë të tjerë të partive politike, të PDK-së e AAK-së, për të parë dhe kuptuar dhe pozicionet e tyre. Në këtë fazë do ta bëj publike, për gjithë vendin, që ky është komunikimi i parë që kemi pasë deri më tani. Pra, nuk ka pasur komunikime paraprake, nuk ka pasur komunikime të tjera” ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
