Hamza: Përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka Vetëvendosje, PDK-ja mbetet në opozitë

Hamza: Përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka Vetëvendosje, PDK-ja mbetet në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se përgjegjësinë për krijimin e institucioneve të reja e ka Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka dalë e para në zgjedhje.

Pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, Hamza tha se PDK-ja do të vazhdojë të jetë në opozitë, por do të mbajë një qasje konstruktive në Kuvend për çështjet që janë në interes të qytetarëve.

Ai theksoi se PDK-ja do të mbështesë projektligjet dhe marrëveshjet që i shërbejnë vendit, përfshirë marrëveshjet financiare dhe ato ndërkombëtare.

“Do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike brenda Kuvendit, në interes të qytetarëve. Për të gjitha çështjet me interes, vota e PDK-së do të jetë pro. PDK-ja do ta ketë rolin e vet konstruktiv si parti opozitare”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së shtoi se partitë e tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se është përgjegjësi e LVV-së të sigurojë partnerët e nevojshëm për formimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin duhet konsensus i të gjitha partive

Kurti: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin duhet konsensus i të gjitha partive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar konstruktiv takimin me kryetarin e PDK-së, …