Vizita e Begajt në Preshevë e Bujanoc ngjall reagime në Serbi

Vizita e Begajt në Kosovën Lindore ngjall reagime në Serbi

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Preshevë dhe Bujanoc ka shkaktuar reagime në skenën politike serbe, ku përfaqësues të opozitës kanë kritikuar autoritetet shtetërore për mënyrën e organizimit të saj dhe, sipas tyre, mungesën e reagimit të Beogradit.

Kryetari i Lëvizjes Popullore të Serbisë, Miroslav Aleksiq, vuri në pikëpyetje sovranitetin e shtetit serb, ndërsa deputetë të së njëjtës parti kërkuan sqarime për sigurinë gjatë vizitës dhe ngritjen e flamurit shqiptar në objektin e Komunës së Bujanocit.

Reagime pati edhe nga Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Mbretërinë e Serbisë, të cilat e cilësuan vizitën shqetësuese dhe akuzuan autoritetet për dështim në mbrojtjen e interesave shtetërore.

Gjatë vizitës, presidenti Begaj u takua me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke u bërë thirrje për unitet në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për çështjet që lidhen me përfaqësimin institucional, përdorimin e gjuhës amtare, simboleve kombëtare dhe adresimin e shqetësimeve për pasivizimin e adresave.

Kontrolloni gjithashtu

Gjini takon ambasadorin austriak: Aleanca e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e ngërçit institucional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka njoftuar se ka zhvilluar …