Daut Haradinaj përkujton heronjtë Rexhë dhe Arton Qorraj

Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar heronjtë Rexhë dhe Arton Qorraj.

Haradinaj ka thënë se ata ishin të brumosur në një familje me traditë atdhetare, ata iu përgjigjën thirrjes së atdheut duke u rreshtuar qysh në fillet e saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rexha dhe Artoni morën pjesë në shumë beteja të rëndësishme në Zonën e Dukagjinit. Më 13 korrik 1998, në një përballje të ashpër me forcat serbe në Carrabreg të Ulët, Rexha ra heroikisht në fushën e betejës. Në atë ditë të lavdishme, krah tij ra edhe djali i axhës, Artoni”, ka shkruar ndër të tjera Daut Haradinaj në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

Zejnullah Gashi është nominuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit pas një votimi të fshehtë …