Ferati: Nuk ka nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK-së

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, pavarësisht raportimeve në media.

Ai ka theksuar se lajmet e publikuara nuk kanë burime të besueshme brenda partisë.

“Deri më tani nuk ka asnjë nënshkrim të deponuar brenda zyrave të LDK-së”, tha Ferati.

Sipas tij, çdo kërkesë eventuale do të trajtohet me seriozitet nëse plotëson kriteret statutare, ndërsa theksoi se LDK-ja mbetet e fokusuar në themelimin e institucioneve të Kosovës.

Ferati gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve dhe anëtarëve të partisë që debatet t’i zhvillojnë brenda organeve të LDK-së dhe të shmangin deklarimet publike që, sipas tij, mund të shqetësojnë anëtarësinë.

“Më mbetet si Sekretar i LDK-së me bërë thirrje për qetësi, mendimet politike të ruhen brenda organeve të partisë”, u shpreh ai.

Ferati shtoi se kryetari Lumir Abdixhiku ka respektuar vazhdimisht procedurat statutare dhe ka kultivuar demokracinë brenda partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj kujton Adrian Krasniqin, 29 vjet pas rënies së heroit të UÇK-së

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adrian Krasniqi, duke vlerësuar …