Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Viti 2026 është viti më i rëndë financiar për komunat

Komunat e Kosovës pritet të dëmtohen financiarisht me mbi 150 milionë euro gjatë vitit 2026, si pasojë e vendimeve gjyqësore, moszbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, reduktimit të grantit të arsimit dhe përgjysmimit të grantit të performancës. Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ai në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka theksuar se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, komunave u janë marrë mbi 60 milionë euro nga vendimet gjyqësore, shumica prej të cilave lidhen me kontratat kolektive.

“Viti 2026, është viti më i rëndë financiar për komunat e Republikës së Kosovës. Janë duke u marrë mjete financiare padrejtësisht të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, pa dallim partiak. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, komunave nga vendimet gjyqësore, ku shumica e tyre kanë të bëjnë me kontratat kolektive, u janë marrë mbi 60 milionë euro”, tha ai.

Ibrahimi tha se një barrë tjetër financiare për komunat do të jetë edhe moszbatimi nga Ministria e Financave i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përvojën e punës së shërbyesve publikë.

“Tani, pjesa tjetër është ku ministri Hekuran Murati nuk e ka zbatuar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket normës së përvojës së punës, ku Gjykata Kushtetuese ka thënë që norma e përvojës së punës duhet paguhet 0.5% për vit. Kurse ministri Murati e ka zbatuar normën prej 0.25% të përvojës së punës që nga fillimi i vitit 2023, vitin 2024, vitin 2025, për shërbyes publik. Dhe tani, në bazë të informatave që i kemi nga niveli lokal, numrin e shërbyesve publikë në nivel lokal, dëmi i cili do t’i shkaktohet komunave apo buxheteve komunale, për shkak që ministri Murati nuk e ka zbatuar atë gjykimin e Gjykatës Kushtetuese, do të jetë përafërsisht 60 milionë euro”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç

Deklarata e Snezana Paunoviq, ministre në Qeverinë e Serbisë dhe krahu i djathtë i Ivica …