Elisa Spiropali: Kosovës nuk ia fali kush lirinë por e fitoi me gjak

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, e cila ka deklaruar se se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik në Kosovë. Zonja Spiropali ka shkruar se “Evropa Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane. Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar” ka shkruar mes tjerash, Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj kujton Adrian Krasniqin, 29 vjet pas rënies së heroit të UÇK-së

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adrian Krasniqi, duke vlerësuar …