Zejnullah Gashi edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në një ceremoni të pranimit dhe dorëzimit të detyrës.
Gashi e pranoi zyrtarisht funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i deritanishëm i kësaj detyre, Agron Qalaj.
Me këtë ceremoni u shënua edhe zyrtarisht kalimi i përgjegjësive dhe fillimi i mandatit të Gashit në krye të Prokurorit të Shtetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
