Shumë banesa në Prishtinë po i zbraz policia për kthimin e kolonëve serbë të kohës së Milosheviqit

Shumë banesa në Prishtinë po i zbraz policia për kthimin e kolonëve serbë të kohës së Milosheviqit

Kosovapress bën të ditur se gjatë ditëve në vijim, pritet që Policia e Kosovës të zbatojë edhe  vendime të tjera të  Gjykatave, për t’ i larguar banuesit shqiptarë nga  banesat, të cilat janë ndërtuar gjatë viteve të nëntëdhjeta. Ato ishin dedikuar për refugjatët serbë të Bosnjës dhe Kroacisë, të cilët regjimi i Milosheviqit i kishte vendosur në Prishtinë dhe në qendra të tjera   të Kosovës. Në kryeqytet janë edhe disa ndërtesa tjera që janë dedikuar për kolonët serbë por që nga përfundimi i luftës në Kosovë janë mbushur me qytetarë të komunave të ndryshme, të cilëve u janë djegur shtëpitë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …