Alicia Kearns

Alicia Kearns: Mos i harroni kurrë krimet e kryera kundër shqiptarëve në Kosovë

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me spastrimin etnik në Kosovë, duke theksuar se krimet e kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndaj popullit shqiptar nuk duhet të harrohen kurrë. Sipas Kearns, deklaratat e ministres serbe përbëjnë një njollë të rëndë për Qeverinë e Serbisë dhe një përpjekje të papranueshme për të relativizuar krimet e së kaluarës. “Brezi i njerëzve që sot janë në të tridhjetat i kujton ende mizoritë e kryera nga forcat e Sllobodan Millosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës dhe familjeve të tyre. Çdo përpjekje për të justifikuar ose glorifikuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund ta bëjë botën ta harrojë atë që ka ndodhur. Mos harroni kurrë”, ka porositur deputetja britanike Alicia Kearns.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë edhe mbrojtja ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka theksuar se prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të …