Ramadani: Kosova ka ndërmarrë masa sa i përket ekstremizmit në vend

Burim Ramadani: Kurti nuk i është përgjigjur ofertës së AAK-së, nuk shohim vullnet për reflektim

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur ofertës dhe gjashtë pikave të paraqitura nga AAK-ja për tejkalimin e ngërçit politik.  “Përkundër krejt vullnetit të Aleancës dhe ofertës tonë nuk kemi marrë përgjigje. Unë jam i vetëdijshëm kur them që kemi bërë ofertë, kjo nuk e ul vlerën e Aleancës sipas nesh, përkundrazi e rrit vlerën e saj. Që nga 26 qershori e kemi bërë ofertën, por nuk kemi parë reflektim”, deklaroi Ramadani. Ai u shpreh se nuk pret ndryshim të qasjes nga Kurti, pasi, sipas tij, nuk ka asnjë tregues se ekziston gatishmëri për t’iu përgjigjur propozimeve të Aleancës. “A presim reflektim? Dorën në zemër, jo, sepse nuk po shihet që ka qëllim për këtë”, tha ai. Ramadani kritikoi edhe ftesën e Kurtit për takim në funksion të krijimit të institucioneve, duke e cilësuar atë të panevojshme dhe duke përsëritur se AAK-ja i ka bërë të qarta arsyet e qëndrimit të saj.  “Nëse flasim për pikat veç e veç dhe për mënyrën e zotimit për to, normalisht që jemi të gatshëm të flasim, jo në kuptimin e negocimit ndërpartiak, por në kuptimin e mënyrës se si mund të zotohemi dhe si mund të realizohen ato, sepse të gjitha pikat e kanë një analizë”, deklaroi Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm, edhe Jakup Krasniqi mbetet në paraburgim

Trupi Gjykues II i Gjykatës Speciale në Hagë ka vendosur vazhdimin e paraburgimit dhe Jakup …