Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-së kundër terrorizmit politik, Rubio: Të bashkëpunojmë kundër ekstremizmit të së majtës

Kosova dhe Shqipëria ishin ndër 66 shtetet pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, kushtuar asaj që administrata e presidentit Donald Trump e cilëson si ringritje të terrorizmit politik. Konferenca u drejtua nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për t’iu kundërvënë grupeve ekstremiste të së majtës, duke theksuar se kërcënimi është ndërkufitar dhe kërkon përgjigje të përbashkët. Rubio deklaroi se dhuna ekstremiste e së majtës është nënvlerësuar për vite me radhë në politikat kundër terrorizmit dhe kërkoi rindërtimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, ngjashëm me përpjekjet kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit. Në konferencë morën pjesë edhe Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Australia, Izraeli dhe dhjetëra shtete të tjera. Pas takimit, Shtëpia e Bardhë njoftoi se administrata Trump ka nisur një ofensivë globale kundër terrorizmit radikal të së majtës, duke theksuar se ky fenomen do të trajtohet me të njëjtin seriozitet si terrorizmi xhihadist.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Vendimi i Speciales do të ketë pasoja politike, më 16 shtator do ta presim të bashkuar

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar në prag …