Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i shkakton Kosovës kriza e vazhdueshme politike dhe përkeqësimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të mbetet edhe më prapa në proceset integruese dhe zhvillimore. Murati deklaroi se Kosova tashmë prej vitesh ka pësuar dëme serioze në arenën ndërkombëtare, ndërsa kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të politikës së jashtme. “Edhe nëse kjo gjendje nuk përkeqësohet më tej, dëmi që i është shkaktuar pozitës së Kosovës është tashmë i madh. Kur ne qëndrojmë në vend e të tjerët ecin përpara, në fakt ne po shkojmë prapa”, u shpreh Murati. Ai vlerësoi se raportet me bashkësinë ndërkombëtare vazhdojnë të mbeten të rënduara edhe për shkak të dialogut me Serbinë, duke shtuar se të dyja vendet janë bërë “peng i njëra-tjetrës”, ndërsa politika në Kosovë vazhdon të dominohet nga konflikti me Serbinë në dëm të zhvillimit ekonomik, reformave dhe integrimeve euroatlantike. Murati kritikoi edhe klasën politike, duke thënë se ajo vazhdon ta përdorë çështjen e Serbisë për përfitime elektorale, ndërsa mungon debati për politikat ekonomike, sociale, arsimore dhe shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës nderon Pavarësinë e SHBA-së me pulë postare

SHBA dënon gjuhën nxitëse pas deklaratave të ministres serbe, Beogradi vazhdon ta mbrojë Paunoviqin

Deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç, të cilat u cilësuan si nxitëse të urrejtjes ndaj …