Ramush Haradinaj: Nuk pranova të paraqitesha në Hagë si kryeministër, qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, duke theksuar se vendimi i marrë në vitin 2019 ishte i udhëhequr nga përgjegjësia institucionale dhe bindjet e tij politike. Haradinaj rikujtoi se kishte dhënë dorëheqje për herë të dytë nga drejtimi i Qeverisë, pasi ishte ftuar për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai tha se atëherë kishte vendosur të mos paraqitej para Gjykatës Speciale në cilësinë e kryeministrit, por si qytetar, duke shtuar se në të njëjtën kohë kishte kundërshtuar presionet ndaj Kosovës në dialogun me Serbinë. “Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit. Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga gjykata speciale në Hagë si kryetar qeverie, por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme. Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar Haradinaj. Sipas tij, qëndrimet e shprehura shtatë vjet më parë mbeten të pandryshuara, duke ritheksuar kundërshtimin ndaj çdo ideje për ndarjen e Kosovës apo zgjidhjeve që, sipas tij, cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …