Komuna e Skenderajt ju fton të bëheni pjesë e mbrëmjes hapëse të Ditëve të Diasporës 2026

Me rastin e fillimit të Ditëve të Diasporës në Skenderaj, Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku dhe Komuna e Skenderajt u shprehin mirëseardhjen më të ngrohtë të gjithë bashkatdhetarëve tanë, të cilët edhe këtë verë kanë zgjedhur të jenë pranë familjeve, miqve dhe vendlindjes së tyre.

Prania juaj i jep gjallëri qytetit tonë, forcon lidhjet me atdheun dhe dëshmon se dashuria për vendlindjen mbetet gjithmonë e fortë, pavarësisht distancës.

Ju falënderojmë për kontributin e çmuar që vazhdimisht jepni për zhvillimin e Skenderajt dhe të Kosovës, si dhe për përkushtimin tuaj në ruajtjen e lidhjeve me vendin tuaj.

Me këtë rast, komuna dhe kryetari Sami Lushtaku ju ftojnë të bëheni pjesë e mbrëmjes hapëse të Ditëve të Diasporës 2026 të martën me 21 korrik nga ora 20.30. I ftuar specfial është Sinan Vllasaliu.

Ju urojmë qëndrime sa më të këndshme, ditë të mbara me familjet tuaja dhe kujtime të bukura në shtëpinë tuaj.

Mirë se vini në Skenderaj, mirë se vini në shtëpinë tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti viziton nga afër xhirimet e filmit “Sakrifica”, vlerëson kontributin e Halil dhe Merita Budakovës për artin filmik shqiptar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër xhirimet e filmit më …