Sami Lushtaku: Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt, Ramiz Qorrajt 69 vjeç dhe mbesës së tij, Arbëresha Qorraj 12 vjeç, në një aksident të rëndë komunikacioni.
Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë e cila na ka prekur të gjithëve.
Në shenjë respekti dhe solidariteti për familjen për këtë tragjedi të rëndë, ju njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet e planifikuara për sonte në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës”!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e …