Komuna e Rahovecit ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me erëra të forta, e cila ka përfshirë sot territorin e komunës, ka shkaktuar dëme në qytet dhe në disa lokalitete të tjera.
Sipas njoftimit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me ekipet emergjente, ka dalë menjëherë në terren dhe po punon për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet.
Autoritetet komunale nuk kanë bërë të ditur ende shkallën e dëmeve, ndërsa ekipet po vazhdojnë vlerësimin e situatës në zonat e prekura.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.
Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e ndërhyrjeve në terren.
Komuna ftonë qytetarët që kanë pësuar dëme që sa më parë të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
