BE-ja paralajmëron politikën: Ndalni presionin mbi KGJK-në, drejtësia nuk guxon të shndërrohet në arenë politike

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dërguar një mesazh të qartë ndaj skenës politike, duke kërkuar ndërprerjen e çdo forme presioni mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe anëtarët e tij gjatë procesit të vendimmarrjes. Në reagimin e publikuar në platformën X, BE-ja thekson se ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë cenojnë parimet e shtetit ligjor dhe rrezikojnë pavarësinë institucionale, e cila mbetet një nga kriteret themelore për një demokraci funksionale. Sipas deklaratës, të gjitha subjektet politike duhet të respektojnë autonominë e KGJK-së dhe të shmangin çdo veprim që mund të interpretohet si ndikim mbi vendimet e gjyqësorit. Bashkimi Evropian rikujton se një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe i çliruar nga ndikimet politike është themel i sundimit të ligjit, si në vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe në Kosovë. Ky reagim vjen në një periudhë tensionesh dhe debatesh rreth funksionimit të institucioneve të drejtësisë, duke sinjalizuar se partnerët ndërkombëtarë po ndjekin me vëmendje çdo zhvillim që mund të ndikojë në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për …