Komuna e Malishevës njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me peshë mbi 3.5 ton se, për shkak të punimeve dhe përgatitjeve për asfaltim, nga dita e enjtë 30 korrik, në ora 12:00, ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës: Nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që të dërgon te Stadiumi i Qytetit.
Ky ndalim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër të Komunës së Malishevës.
Luten drejtuesit e mjeteve motorike të kësaj kategorie që, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, të shfrytëzojnë rrugën alternative: Mirushë – Gurbardh – Burim – Astrazup dhe anasjelltas, duke respektuar sinjalizimin dhe shenjat e komunikacionit të vendosura në terren.
Foto 1 paraqet segmentin ku ndalohet qarkullimi.
Foto 2 paraqet rrugën alternative që duhet të përdoret nga mjetet motorike me peshë mbi 3.5 ton gjatë kohës së ndalimit.
Falënderojmë të gjithë drejtuesit e këtyre mjeteve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore në komunën tonë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
