Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se nuk sheh një zgjidhje të afërt për tejkalimin e ngërçit politik. Sejdiu tha se partitë opozitare tashmë i kanë bërë publike qëndrimet e tyre dhe nuk mund të pritet që ato të ndërmarrin hapa përtej asaj që kanë deklaruar. “Kështu që, leximi për mua është i tillë, unë nuk shoh asnjë rrugë për të dalë prej kësaj situate. Partitë opozitare janë deklaruar se ku qëndrojnë dhe si qëndrojnë dhe nuk mund t’u kërkosh partive opozitare përtej këtij veprimi politik diçka tjetër”, u shpreh ai. Sejdiu theksoi se dy subjekte opozitare kanë bërë të ditur se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në formimin e qeverisë, duke nënvizuar se, sipas tyre, nuk kanë asnjë rol në zgjedhjen e qeverisë apo të presidentit. Ai shtoi se një tjetër parti opozitare ka shprehur gatishmëri për të marrë pjesë në themelimin e institucioneve vetëm nëse presidenti i ardhshëm vjen nga radhët e saj, duke e cilësuar këtë si një nga kushtet që po e vështirëson zgjidhjen e krizës politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
