Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Ngërçi institucional buron nga sistemi kushtetues, jo nga rezultati i zgjedhjeve

Njohësi i çështjeve politike, Ibrahim Shala, vlerëson se kriza aktuale institucionale në Kosovë është pasojë e mënyrës se si është ndërtuar sistemi kushtetues, i cili, sipas tij, i mundëson fituesit të zgjedhjeve të formojë Qeverinë dhe të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, por jo edhe presidentin e vendit. Shala tha se rezultati i zgjedhjeve ka prodhuar një fitues që i ka votat për të krijuar qeverinë dhe për të zgjedhur kryetarin e parlamentit, por Kushtetuta nuk i mundëson që ta zgjedhë edhe presidentin, sepse kërkohen dy të tretat e deputetëve”, u shpreh ai. Sipas Shalës, kjo situatë dallon nga legjislaturat e kaluara, kur partitë fituese ishin të detyruara të hynin në koalicione qeverisëse dhe, në kuadër të marrëveshjeve politike, zgjidhej edhe çështja e presidentit. Ai argumenton se dispozitat aktuale kushtetuese krijojnë një paradoks institucional, ku fituesi i zgjedhjeve gëzon legjitimitetin për të qeverisur, por përballet me pengesa për shkak të procedurës së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se problemi kryesor mbetet mënyra e zgjedhjes së presidentit, duke sugjeruar se ndryshimet kushtetuese ose procedurale do të ishin të nevojshme për të parandaluar bllokada të ngjashme në të ardhmen. Sipas Shalës, zhvillimi i takimeve mes LVV-së dhe LDK-së larg vëmendjes së publikut është sinjal se të dyja palët po përpiqen të gjejnë një kompromis për tejkalimin e krizës institucionale dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza i përgjigjet Kurtit: PDK mbetet në opozitë, konstituojeni Kuvendin

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në …