Blerta Deliu: Heshtja e Kurtit për lajmin e rremë ndaj Kadrijajt është përgjegjësi politike

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas pranimit të gabimit dhe kërkimfaljes nga Elvis Hoxha për shpërndarjen e një lajmi të rremë lidhur me deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj. Hoxha kishte shpërndarë një material të manipuluar, të paraqitur si ballinë e një gazete serbe, ku pretendohej se Kadrijaj ishte lavdëruar në Serbi për incidentin në Kuvendin e Kosovës, ku ajo kishte gjuajtur me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas reagimit dhe kërkimfaljes së Hoxhës, Deliu ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, duke thënë se heshtja e tij nuk mund të konsiderohet më thjesht heshtje. “Heshtja e kryeministrit nuk është më heshtje, por përgjegjësi politike”, ka shkruar Deliu. Ajo ka kritikuar gjithashtu personat që, sipas saj, mbajnë poste ose kanë ndikim publik dhe që vazhdimisht sulmojnë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Reagimi i Deliut vjen në një klimë të tensionuar politike, pas përhapjes së një materiali të fabrikuar me Inteligjencë Artificiale, i cili u shpërnda nga disa figura të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Pas vendimit në Hagë, kërkohen hapa konkretë ndërsa kriza institucionale vazhdon

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, në skenën politike në Kosovë janë shtuar …