Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani akuzon Qeverinë për 500 mijë euro në muaj paga për militantët: Fton Prokurorinë të nisë hetimet

Burim Ramadani, përmes një konference për media ka hedhur akuza të rënda ndaj pushtetit, duke deklaruar se mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen në mënyrë të jashtëligjshme nga buxheti i shtetit për pagat dhe benefitet e militantëve të Vetëvendosjes. Sipas Ramadanit, që nga data 7 qershor figurojnë 463 të emëruar politikë në Qeveri qëmarrin paga jashtë kuadrit ligjor, me një kosto direkte vetëm për paga prej 486 mijë e 150 eurosh në muaj. Ai shtoi se kësaj shume i shtohen edhe shpenzimet shtesë për mbushje telefonike, derivate, vetura zyrtare dhe reprezentacion, gjë që e çon shifrën totale mujore mbi gjysmë milioni euro. Ai e cilësoi këtë situatë si shkelje flagrante ligjore dhe gjakderdhje financiare, duke pretenduar se disa zyrtarë janë ngritur në detyrë nga pozita e shoferit në atë të këshilltarit politik vetëm për t’iu rritur paga. Ramadani i bëri thirrje publike Prokurorisë së Shtetit që të nisë menjëherë hetimet, ndërsa krahasoi këtë shumë mujore me vlerën e pagave për 769 policë, 862 ushtarë të FSK-së, 909 zjarrfikës apo 781 mësimdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës nderon Pavarësinë e SHBA-së me pulë postare

Kosova nderon SHBA-në në 250-vjetorin e Pavarësisë: Uashingtoni zyrtar vlerëson lart aktivitetet e Ambasadës në Uashington

Në kuadër të kremtimeve për çerek-shekullorin e dytë të shtetësisë amerikane, Departamenti Amerikan i Shtetit …