Deputetja, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, Hajrullah  Çeku për vonesat në sigurimin e teksteve shkollore

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, Hajrullah  Çeku për vonesat në sigurimin e teksteve shkollore. Ajo ka shkruar se prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e librave dhe se ata nuk e dinë as cilat tekste duhet t’i blejnë. Ish ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka kritikuar vendimin që librat të mos sigurohen drejtpërdrejt për nxënësit, por mjetet t’u transferohen prindërve në llogaritë bankare. Ajo ka përkujtuar se kjo situatë po përsëritet çdo shtator dhe po shkakton pritje dhe vështirësi për prindërit. Deputetja, Hykmete Bajrami ka kërkuar rikthimin e sistemit të mëparshëm, kur tekstet shkollore siguroheshin për nxënësit para fillimit të vitit shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Baraliu: Deklaratat e BE-së janë politike, ndryshimet ligjore i takon t’i vlerësojë drejtësia

Analisti Ramadan Baraliu thotë se deklaratat e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet në Ligjin për …