Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka theksuar se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja. Ai vjen edhe duke shkelur mbi vendimin e sovranit, respektivisht demokracisë, vjen nga kryeneçësia, por mbi të gjitha nga vazhdimi i shkeljeve zinxhirore të Kushtetutës. “Kushtetuta duhet të shihet si detyrim, jo si mënyrë. Ajo është korniza që kufizon sjelljen e secilit zyrtar publik, qoftë deputet, kryeministër, president apo çdo zyrtar tjetër publik. Sot Kosova është duke e dobësuar veten edhe në rrafshin e brendshëm. Sot deputetët janë duke e shkelur aktin më të shenjtë, betimin e tyre, ndërsa partia që i ka fituar zgjedhjet është duke e shkelur aktin më të lartë, Kushtetutën” deklaroi mes tjerash n Sot Kosova është duke e dobësuar veten edhe në rrafshin e brendshëm. Sot deputetët janë duke e shkelur aktin më të shenjtë, betimin e tyre, ndërsa partia që i ka fituar zgjedhjet është duke e shkelur aktin më të lartë, Kushtetutën” deputeti, Besnik Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
