OVL-UÇK: Do ta fokusohet veprimtarinë në diplomaci dhe institucione deri më 16 shtator

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se do ta fokusoje veprimtarinë e saj në rrafshin diplomatik dhe institucional, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale më 16 shtator. Në një njoftim, OVL-UÇK ka bërë të ditur se gjatë periudhës së fundit ka adresuar rreth 300 letra te personalitete ndërkombëtare, ka zhvilluar takime me ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe ka organizuar protesta e aksione të ndryshme. Sipas organizatës, 285 nga letrat u janë dërguar anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime është dorëzuar në Gjykatën Speciale më 6 maj 2026. OVL-UÇK ka deklaruar se, pavarësisht fokusit të ri diplomatik, do të marrë pjesë edhe në aktivitetet e tjera që organizohen deri më 16 shtator, përfshirë protestën e paralajmëruar për 12 shtator. Organizata ka përsëritur qëndrimin e saj se Gjykata Speciale është “gjykatë politike” dhe ka shprehur shqetësimin për mundësinë e një vendimi që, sipas saj, mund të ketë karakter politik. Në të njëjtën mbledhje, Kryesia e OVL-UÇK-së ka vendosur edhe për përjashtimin e anëtarit Skënder Llugiqi nga organizata. Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të deklaratave të tij publike kundër gjeneralit Ramush Haradinaj, të cilat Kryesia i ka vlerësuar si shkelje të Statutit të OVL-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …