Hysni Gucati reagon pas padisë: Shpifjet dhe akuzat do të marrin përgjigje përmes organeve të drejtësisë

Hysni Gucati ka reaguar publikisht pas një padie të ngritur ndaj tij nga Mehanna, duke e akuzuar atë për një seri shkrimesh dhe deklaratash që, sipas Gucatit, kanë përmbajtur shpifje, fyerje dhe akuza të rënda ndaj tij. Gucati pretendon se që nga lirimi i tij nga burgu, ndaj tij janë publikuar më shumë se dhjetë shkrime me akuza të ndryshme, përfshirë pretendime për pasurim pas luftës dhe etiketime fyese. Ai ka paralajmëruar se për këto deklarime do të kërkojë përgjegjësi përmes rrugëve ligjore. “Për secilën shpifje dhe për çdo fyerje do të japësh llogari dhe do të përgjigjesh para ligjit”, ka deklaruar Gucati, duke shtuar se kjo është hera e dytë që reagon publikisht ndaj këtij rasti. Sipas tij, përballja nuk duhet të zhvillohet përmes gjuhës së rëndë dhe akuzave publike, por përmes institucioneve kompetente dhe organeve të drejtësisë. Gucati ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa ligjorë për të kërkuar përgjegjësi për atë që ai i konsideron shpifje dhe akuza të pabazuara.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN mban përgjegjësi për partnerët qeverisës që glorifikojnë Mlladiqin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar ashpër partnerin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, …