Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni përshëndet marrëveshjen LDK–LVV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, e ka mirëpritur marrëveshjen politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për kandidimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar atë një hap drejt tejkalimit të krizës dhe forcimit të stabilitetit institucional. Quni ka vlerësuar se arritja e marrëveshjes dëshmon, sipas tij, pjekuri politike dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, duke theksuar se interesi shtetëror duhet të jetë mbi dallimet ndërmjet subjekteve politike. “Me kënaqësi dhe shpresë të madhe për stabilitetin institucional të vendit, e mirëpres marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Prof. Dr. Bekim Sejdiu të propozohet për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Quni. Sipas Qunit, përvoja profesionale, juridike dhe diplomatike e Bekim Sejdiut përbën një bazë të rëndësishme për ushtrimin e përgjegjësive presidenciale. Ai ka veçuar angazhimin e Sejdiut si ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, si dhe përvojën e tij diplomatike, duke vlerësuar se këto përvoja mund t’i mundësojnë atij të përfaqësojë unitetin qytetar, të respektojë Kushtetutën dhe të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit. “Na priftë e mbara!”, ka përfunduar Quni.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …